“Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës. U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male, NDALUNI! Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda”, shkroi Rama në Facebook.