Ky është momenti kur një vilë tre katëshe e ndërtuar pa leje në parkun kombëtar të Valbonës shembet nga ana e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Aksioni që u zhvillua këtë të mërkurë, u finalizua me prishjen edhe të disa objekteve të tjera tre katëshe, por jo vetëm, që ndodheshin aty pranë. Prishjet u bën me fadroma, ndërsa pamjet e operacionit u ndanë dhe nga kryeminstri Edi Rama, I cili në një postim në Facebook tha se oerpacioni antiligj nuk do të ndalet.