Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit dhe Partia Djathtas 1912 kanë gjetur gjuhën e përbashkët, duke dalë në një koalicion për 11 majin. Në një deklaratë për mediet treguan 3 kushtet për aleancë më të gjerë opozitare. Shehi pranoi se ka patur negociata edhe me Lulzim Bashën, por gjithçka ka ngecur për shkak të këtij të fundit.