Interpelanca me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, e thirrur nga kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u shoqërua me debate të shumta këtë të enjte ne Kuvend. Ata hodhën akuza në drejtim të njëri-tjetrit, ndërkohë që situata u tensionua kur ministri Malaj i kërkoi deputetit Shehaj t’i japë sqarime qytetarëve shqiptarë për pasurinë e tij. Tonet u ashpërsuan edhe më tej kur kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi ministrin Malaj se po përdoren mekanizma nga qeveria për ta gjobitur atë Në këto kushte dhe ndërmjet paralajmërimeve të vazhdueshme, nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu përjashtoi nga seanca plenare ligjvënësin e Mundësisë, Agron Shehaj, si edhe u detyrua të ndërpriste seancën