Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në një konferencë për shtyp deklaroi se zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës opozita mund t’i fitojë vetëm me një kandidat që do jetë jashtë partive politike, dhe kryesisht Partisë Demokratike. Ai sqaroi se ende nuk ka zhvillua negociata me PD, ndërsa la të hapur mundësinë për t’u ulur në tryezë nëse përgjithet një emër që përbashkon të gjithë frontin opozitar.