Biznesmeni Bashkim Ulaj iu drejtua këtë të martë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, pas padisë për shpifje më drejtim të Agron Shehajt dhe Erald Kaprit. Ulaj është paraqitur bashkë me avokatët e tij në GJKKO. Ai akuzon për kryetarin e Partisë Mundësia Agron Shehajn dhe deputetin Erald Kapri, pasi dy të fundit kanë denoncuar resortin i cili po ndërtohet në zon ën e Rrjollit në Velipojë.