Top News – Shefat e ushtrive mblidhen në Londër / Vendoset për paqeruajtësit e NATO-s në Ukrainë
20/03/2025 12:10

Mbretëria e Bashkuar pret gjatë ditës një takim me dyer të mbyllura të liderëve të lartë ushtarakë nga "koalicioni i të vullnetshmëve", ndërsa ata hartojnë planet për një forcë paqeruajtëse të propozuar për Ukrainën. Më shumë se 20 vende mendohet të jenë të përfshira. Kryeministri Keir Starmer pritet të marrë pjesë në takim gjatë pasdites, pas vizitës së parë në Barroë, ku ai do të inaugurojë një prej nëndetëseve të gjeneratës së ardhshme, të armatosura me armë bërthamore, të Britanisë së madhe. Planet për një forcë paqeruajtëse të udhëhequr nga Perëndimi për Ukrainën thuhet se po kalojnë në një fazë operacionale. Oficerët e lartë ushtarakë nga vendet që përbëjnë "koalicionin e të vullnetshmëve", të udhëhequr nga Britania dhe Franca, do të diskutojnë se si do të funksionojë kjo në praktikë. Ministri i Forcave të Armatosura Luke Pollard tha se ata duan që koalicioni të jetë një "forcë e besueshme" që do t'i lejojë Ukrainës "të gëzojë një paqe të qëndrueshme" dhe "të rindërtohet dhe riarmatoset". “Vladimir Putin nuk do të ndalet nëse fiton në Ukrainë. Nëse ai nënshtron Ukrainën, që është plani i tij i hershëm, ai thjesht do të riarmatoset dhe do të shikojë se ku tjetër do të godasë", i tha ai BBC. Pollard tha se sigurimi i paqes në Ukrainë mund të nënkuptojë "disa trupa në terren", por forca gjithashtu "do të ketë tipare edhe të forcave ajrore dhe detare". Sidoqoftë mbeten disa pengesa të mëdha. Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Moska nuk do të tolerojë praninë e asnjë trupe anëtare të NATO-s në Ukrainë, pavarësisht nga roli i tyre. SHBA duket gjithashtu se nuk ka dëshirë të sigurojë mbulimin ajror që nevojitet.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04