Shtëpia e Bardhë ngre alarmin se Rusia po thur plane për të aneksuar më shumë pjesë të Ukrainës, duke përsëritur lojërat që përdori në aneksimin e Krimesë në vitin 2014. John Kirby, koordinatori i Këshillin e Sigurisë Kombëtare, thotw se hapat që Rusia po planifikon mund të përfshijnë referendume "të rreme", instalimin e zyrtarëve të paligjshëm, vendosjen e rublës ruse si monedhën zyrtare dhe detyrimin e qytetarëve ukrainas të aplikojnë për shtetësinë ruse, tha raportoi CNN. Kirby paralajmëroi se SHBA-ja do ta ndëshkojë Rusinë me sanksione shtesë për përpjekjet për të aneksuar më tej territorin ukrainas dhe tha se Shtëpia e Bardhë do të zbulojë ndihmën shtesë të sigurisë për Ukrainën këtë javë.