Top News/ SHBA vret liderin e Hezbollahut në Irak / Sulm me dron në Bagdad, hakmarrja vazhdon
08/02/2024 11:32

Një komandant i lartë i milicisë së mbështetur nga Irani, Kataib Hezbollah, është vrarë nga një sulm amerikan me dron në Bagdad të mërkurën në mbrëmje, njoftoi ushtria amerikane. Lideri i Kataib Hezbollahut dhe dy roje të tij ishin në makinë kur ajo u godit nga një dron në lindje të kryeqytetit irakian. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se ky komandant ishte përgjegjës për sulmet ndaj trupave amerikane në rajon. Në një komunikatë për shtyp, Komanda Qendrore e SHBA-së tha se “nuk ka të dhëna për dëme kolaterale, apo për viktima civile”. Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara “nuk do të ngurrojnë të godasin të gjithë ata që kërcënojnë sigurinë e forcave amerikane”. Sulmi, që ndodhi në orën 21:30 në Bagdad, ka shumë mundësi të tensionojnë edhe më shumë marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Bagdadit. Ai vjen dy ditë pasi ushtria amerikane kreu sulme ajrore ndaj dhjetëra shënjestrave në Irak dhe në Siri, që përdoreshin nga milicitë e mbështetura nga Irani dhe nga Garda Revolucionare e Iranit. Ushtria amerikane po i kryen këto sulme në rajon si hakmarrje ndaj një sulmi me dron i cili i vrau tre ushtarë amerikanë dhe plagosi mbi 40 të tjerë në një bazë amerikane në Jordani në fund të janarit. SHBA ka fajësuar Rezistencën Islamike në Irak, një koalicion i gjerë i milicive të mbështetura nga Irani, për sulmin në Jordani. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, si dhe liderët e tjerë të lartë amerikanë, kanë paralajmëruar vazhdimisht se SHBA-ja do të vazhdojë të hakmerret kundër atyre që janë përgjegjës për sulmin në Jordani. Ata kanë lënë të kuptohet se liderët kryesorë të milicive me gjasë janë shënjestrat kryesore. Gati 170 sulme janë kryer kundër forcave amerikane në Irak dhe në Siri prej 18 tetorit, por sulmi më i fundit në Jordani, i vetmi në këtë vend deri tani, ishte i pari që u mori jetën trupave amerikane. Kataib Hezbollah kishte thënë në një komunikatë pas sulmit të janarit se do të ndalte sulmet ndaj trupave amerikane për të shmangur “turpërimin e Qeverisë irakiane”, por micilitë e tjera i kanë vazhduar sulmet.

Top Channel/ Trump shpërthen ndaj Starmer: Mos dorëzo ishujt në Oqean
18/02 23:28
Top Channel/ Greqia kopjon Italinë për emigrantët, synon kampe në Afrikë
18/02 23:01
Top News- Orteku shkëputet nga mali dhe zhduk grupin e skiatorëve, aventura kthehet në tragjedi
18/02 23:00
Top News- Stuhi të papara dëbore dhe acari, anulohen fluturimet, kaos në disa rajone të Rumanisë
18/02 22:54
Top News- Qeni merr vëmendjen në Lojërat Olimpike, hyn në pistë dhe kërkon medaljen e artë
18/02 22:37
Top News- Rusia do luftën jo paqen! Zelensky shpërthen ndaj Moskës: Nuk lëshojmë territoret
18/02 22:30
Top News- Tragjedi në minierë, 37 minatorë humbin jetën pas lutjes ë mëngjesit
18/02 22:00
Top News- ‘Bos fantazme’ i drogës, kapet në Itali vëllai i deputetes demokrate
18/02 20:51
Top Channel/ Zelensky akuza Rusisë: Nuk do paqe! Raundi i tretë pa rezultate konkrete
18/02 20:00
Top News – Ramazani mbërrin në Gaza / Nën një armëpushim të paqëndrueshëm, festë e zbehtë
18/02 16:42
Top News – Kthehet festa më e madhe në botë / Karnavalet e Rios, spektakël e kërcim deri në agim
18/02 16:36
Top News – Peshkaqeni i bardhë ‘zë në pritë’ zhytësit/Pamje rrënqethëse, lëshohet alarmi në Australi
18/02 16:21
Top Channel/ Skandali Epstein trondit Britaninë, nën hetim fluturimet e “Lolita Express”
18/02 15:30
Top News – Asnjë përparim i dukshëm / Përfundojnë bisedimet ‘e vështira’ Rusi-Ukrainë
18/02 15:17
Top News – Rusia dërgon luftanije në Iran / Përballë aeroplanmbajtëseve të Trumpit, lojëra lufte
18/02 14:38
Top News – Kanadaja del nga ‘sqetulla’ e SHBA. Investon miliarda dollarë për forcimin e ushtrisë
18/02 14:19
Top Channel/ Ortek në Kaliforni, 10 skiatorë zhdukur! Ekipet kërkojnë në Castle Peak
18/02 12:12
Top Channel/ India synon kryesimin global të AI! Plan 100 miliardë dollarë për qendra të dhënash
18/02 12:10
Top Channel/ Kriza godet industrinë gjermane, 124 mijë vende pune humben në uzinat e makinave
18/02 12:09
Top Channel/ “Lejohet të rrahësh gruan”! Ligji i ri në Afganistan, talebanët rregulla brutale
18/02 12:06
DIGITALB DIGITALB