Top News – SHBA virusi/ Hetime në azilet e pleqve
27/08/2020 17:52

Departamenti amerikan i Drejtësisë po shqyrton mundësinë për të hetuar katër shtete lidhur me rregullat që kërkojnë nga azilet e pleqve të pranojnë pacientë me koronavirus, duke thënë se keto rregullore mund të kenë çuar në vdekjen e mijëra pacientëve të moshuar.Të katër shtetet në fjalë – Nju Jorku, Nju Xhersi, Pensilvania dhe Miçigani – drejtohen nga guvernatorë demokratë. Ligjvënësit republikanë dhe kritikë të tjerë, prej kohësh kanë pohuar se rregullat e vëna kanë shkaktuar një numër të lartë vdekjesh në mënyrë disproporcionale në institucionet e kujdesit afatgjatë në këto shtete.Në letra të veçanta për guvernatorët e të katër shteteve, Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Eric Deriband ka kërkuar të dhëna të shumta, që nga numri i njerëzve që u pranuan në shtëpitë e të moshuarve e deri ai i viktimave në këto institucione. Më shumë se 40% e afro 180 mijë vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara janë të lidhura me azilet e pleqve, sipas një analize nga gazeta Neë York Times. Në Nju Jork, guvernatori Andreë Cuomo pat thënë në muajin mars se “asnjë banori nuk duhet t’i refuzohet ripranimi apo pranimi në azilin e pleqve vetëm bazuar në diagnoza të dyshuara apo konfirmuara me COVID-19”. Nën presion, ai ndryshoi urdhërin në muajin maj, duke thënë se vetëm pacientët që kishin rezultuar negativë mund të dërgoheshin në shtëpitë e pleqve.

Top News – Ushtria gjermane ‘lë në tokë’ dronët / ‘Quantum Systems’ nën sulm, furnizon Ukrainën
13/11 14:08
Top News – Bota tashmë në erën e elektricitetit / Lëndët djegëse fosile nuk janë më burim dominues
13/11 13:56
Top News – Drapri e çekani marrin pesë yje / Selia e partisë komuniste bëhet hotel në Itali
13/11 13:44
Top News – Irani hedh në erë radarin amerikan / Garda godet Bahreinin, sulmi i parë që nga shtatori
13/11 13:43
Top Channel/ Mercedes mbyll fabrikat në Gjermani? Kosto e lartë prodhimi, pezullon investimet!
13/11 12:25
Top Channel/ Bisedimet e Abu Dhabit, zbardhen kërkesat e Rusisë: JO Finlanda në NATO!
13/11 12:21
Top Channel/ Operacion global kundër Dark Web, 354 të arrestuar, sekuestrohen 5.8 tonë drogë
13/11 12:12
Top News – Evropa në bisedimet për Ukrainën / Zelenski ‘i lumtur’, Putin s’jep shenja për kompromis
13/11 11:59
Top News – Ish-CEO i Nvidias thirret në Kongres / Do japë llogari për aferën me ‘spiunen kineze’
13/11 11:53
Top News – Nga një autobombë çdo ditë…Shpërthim tjetër në Rusi, goditet ‘dezertori’ ukrainas
13/11 11:51
Top News – Lind aleanca ‘Hydra’, pjesë dhe shqiptarët / Cosa Nostra, Camorra e Ndrangheta bashkohen
13/11 11:43
Top News – Hidhet në erë luftanija ruse…Ukraina godet në Gjirin e Findlanës, sulm me dron
13/11 11:42
Top News – Preken miliona njerëz në gjithë globin/ Microsoft 12 orë në telashe, ‘jo sulm kibernetik’
13/11 11:42
Top Channel/ Outlook, jashtë funksionit: Email-i i Microsoft nuk hapet, masat nuk funksionuan!
13/11 11:36
Top Channel/ SHBA “afron” Listën Studentore serbe: Presim vazhdimin e Dialogut Strategjik!
13/11 11:31
Top Channel/ Nuk mbarojnë “hallet” e Jensen Huang: Ish CEO i Nvidias, në Kongres për spiunen kineze!
13/11 11:31
Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26