Kreta po merr një rëndësi të shtuar në kuadër të masave mbrojtëse të Greqisë, në një kohë kur tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara rrezikojnë të përshkallëzohen sërish dhe konflikti të shtrihet përtej Lindjes së Mesme. Në kuadër të forcimit të mbrojtjes së hapësirës ajrore, po shqyrtohet mundësia e transferimit të një sistemi të mbrojtjes ajrore Patriot në Kretë, me synim mbulimin më të mirë kundërajror të zonës së Sudës dhe rajonit përreth.