Top News – SHBA: Vaksinohu, të fitosh pará/ Amerikanët ‘bëjnë naze’, kurse në botë s’ka vaksina
21/05/2021 19:12

Donuts, dollarë apo bonuse në rrjetet sociale? Krispy Kreme u po u ofron ëmbëlsira falas atyre që kanë bërë vaksinën kundër Covid-19, disa shtete të SHBA kanë hapur lotari me cmimë cash për të vasksinuarit, kurse disa aplikacione për takime dashurore po ofrojnë shërbime shtesë kundrejt provës që keni bërë vaksinën. Në përpjekje për të nxitur njerëzit “të bëjnë gjilpërën”, disa shtete si Ohio, New York dhe Maryland, po shpërndajnë miliona dollarë përmes lotarive të posaçme. Kjo nismë e qeverive, punëdhënësve, ekipeve sportive, etj., ka për qëllim të motivojë sa më shumë njerëz, në një kohë kur ritmet e vaksinimit kanë pësuar rënie. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë po provon edhe një mënyrë tjetër. Ajo njoftoi sot, se po bashkëpunon me disa rrjete takimesh romantike, për t’u ofruar klientëve bonuse të ndryshme. Përdoruesit e vaksinuar të rrjeteve si Tinder, Hinge, OKCupid, BLK, Chispa, Plenty of Fish, Bumble dhe Badoo, do marrin shërbime premium si “like boosts, super likes, dhe super swipes” në këmbim të provës që janë vaksinuar. Po ashtu ata do mund t’i filtrojnë rezultatet e partnerëve të mundshëm në bazë të statusit të vaksinimit, dhe madje do mund të prenotojnë edhe datën e vaksinimit përmes aplikacionit. E gjitha kjo, ka ngjallur reagime pozitive dhe negative. Ideja që disa amerikanëve duhet t’ua mbushësh mendjen me para, për të bërë një vaksinë që të shpëton jetën, mund t’u duket absurde miliona njerëzve në grupe risku si dhe punonjësve spitalorë të vendeve në zhvillim, të cilët ende nuk po mund të vaksinohen. Në këto vende, programi COVAX që po shpërndan vaksinën, do mund të vaksinojë vetëm 27% të popullatave me të ardhura të ulta këtë vit. Pjesa tjetër do të duhet të presë të paktën deri vitin e ardhshëm.

Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
Top Channel/ Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin: Merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë!
22/12 12:18
Top News – Macron ‘thyen heshtjen’ e Evropës / Do të flasë me Putinin këtë javë për paqen në Ukrainë
22/12 12:16
Top News – Hodhën bomba por nuk shpërthyen / Autorët e sulmit në Bondi i kishin ndërtuar vetë
22/12 12:15
Top News – Franca po punon për ‘bishën’ e re / Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ‘në pension’
22/12 12:15
Top Channel/ Greqi, afrimi i festave: Protestat e fermerëve godasin hotelerinë!
22/12 12:13
Top News – Shpërthim në mes të Moskës / Vritet gjenerali rus, bomba ishte vënë në makinë
22/12 11:51
Top News – Kthim te energjia bërthamore / Rindizet centrali më i madh në botë
22/12 11:47
DIGITALB DIGITALB