Top News/ SHBA-Ukrainë, marrëveshje sigurie / Një mesazh i qartë për Rusinë, mbështetje për Kievin
13/06/2024 12:06

Presidenti Joe Biden dhe presidenti Volodymyr Zelensky do të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe sigurie mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës të enjten, kur të takohen në kuadrin e takimit të nivelit të lartë të Grupit të Shtatëshes në Itali. Kjo synon t’i dërgojë një sinjal të qartë Rusisë për vendosmërinë amerikane në mbështetje të Kievit, u shpreh Shtëpia e Bardhë ndërsa presidenti Biden po udhëtonte drejt Evropës. Këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan tha se marrëveshja nuk do të angazhojë drejtpërsëdrejti forca amerikane përballë sulmit të Rusisë – një vijë e kuqe kjo e përcaktuar nga presidenti Biden, i cili nuk dëshiron tërheqjen në një konflikt të drejtpërdrejtë me një fuqi bërthamore. Njoftimi për këtë marrëveshje të re u bë ndërsa presidenti Biden shkon për në takimin e nivelit të lartë të vendeve më të mëdha demokratike të botës, me një ndjesi të shtuar urgjence për të arritur rezultate, përfshirë shfrytëzimin e pasurive të ngrira ruse prej miliarda dollarësh për të ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë sulmin e makinerisë ruse të luftës. “Duam të demonstrojmë se Shtetet e Bashkuara mbështesin popullin e Ukrainës, se u qëndrojmë përkrah dhe se do të vazhdojmë t’i ndihmojmë për të përmbushur nevojat e tyre të sigurisë”, tha Sullivan, duke shtuar se “kjo marrëveshje do të tregojë vendosmërinë tonë”. Sullivan informoi se marrëveshja e re ka marrë tashmë miratimin e 15 vendeve të tjera. "Nëse Vladimir Putini mendon se mund të mbizotërojë përballë koalicionit që mbështet Ukrainën, ai gabohet", tha Sullivan. Takimi i këtij viti vjen tre vite pasi presidenti Biden deklaroi në takimin e tij të parë të G7-ës se Amerika ishte rikthyer si një vend udhëheqës në botë, pas problemeve në të cilat hasën aleancat perëndimore gjatë periudhës kur ishte president Donald Trump-i. Në varësi të rezultateve të zgjedhjeve të këtij viti, ekziston mundësia që ky mund të jetë takimi i fundit i nivelit të lartë i G7-ës për presidentin Biden dhe udhëheqës të tjerë që marrin pjesë. Presidenti Biden dhe homologët e tij nga Kanadaja, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia do ta shfrytëzojnë këtë takim të nivelit të lartë për të diskutuar ndër të tjera për sfida si inteligjenca artificiale, emigracioni, rigjallërimi ushtarak i Rusisë dhe fuqia ekonomike e Kinës. Papa Françesku, presidenti ukrainas Zelensky dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të marrin gjithashtu pjesë në takimin në Borgo Egnazia, në rajonin jugor italian Puglia.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24