SHBA i kërkoi Izraelit të tregojë kujdes në mbrojtjen e civilëve si dhe të kufizojë dëmtimin e infrastrukturës gjatë ndonjë ofensive të mundshme në jug të Rripit të Gazës. Thirrja për një gjë të tillë, vjen pas kritikave të fuqishme nga brenda dhe jashtë vendit. Mesazhi u dha nga presidenti amerikan, Joe Biden, bëri me dije një zyrtar amerikan.