SHBA-ja ka tërhequr të gjithë bombarduesit e saj nga RAF Fairford, baza ushtarake britanike ku ndodhi një incident që po hetohet nga policia kundër terrorizmit. Një deklaratë nga një zyrtar i Pentagonit konfirmoi të dielën se bombarduesit B-1, ishin zhvendosur nga baza britanike drejt bazave të tyre në Amerikë. SHBA-ja nuk dha një arsye për tërheqjen, por veprimi pason një incident të rëndësishëm të ndodhur më 27 shtator, kur policia u njoftua për tre "mjete të dyshimta" pranë bazës ajrore.