Në ditën kur Donald Trump fitoi zgjedhjet në SHBA, departamenti i thesarit vendosi sanksione ndaj një individi dhe kompanie në Bosnjë Hercegovinë, duke i akuzuar se mbështesnin familjen e Milorad Dodik, Presidentit të Republikës Srpska. Zyra amerikane për Kontrollin e Aseteve të Huaja tha se ky rrjet është drejtpërdrejt i lidhur me të sanksionuarin Igor Dodik, djalin e Milorad Dodikut, “Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për t’i vënë në pah përpjekjet e Dodikut dhe familjes së tij për t’i ruajtur rrjetet e tyre të korrupsionit”, thuhet në njoftim.