Top News – SHBA sulmon Iranin në fundjavë / Trump mbështet luftën por ‘nuk ka një vendim final’
19/06/2025 11:45

Ndërhyrja e mundshme ushtarake e SHBA-së në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, është temë qendrore në gjithë botën. Por, Presidenti amerikan Donald Trump, ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Mediat amerikane shkruajnë se Trump e mbështet bashkimin në luftën e izraelit, por nuk e ka ndarë ende mendjen, ndërkohë që Bloomberg neës raportoi se zyrtarët e lartë amerikanë po përgatiten për sulm mbi iranin, në ditët në vijim. Bloomberg ciotoi burime të njohura më cështjen, por theksoi se situata është ende në zhvillim dhe mund të ndryshojë. Disa nga burimet madje folën për plane të mundshme për një sulm gjatë fundjavës. Duke folur me gazetarët më herët të mërkurën jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump nuk pranoi të thoshte nëse kishte marrë ndonjë vendim nëse do t'i bashkohej fushatës së Izraelit. "Mund ta bëj. Mund të mos e bëj. Dua të them, askush nuk e di se çfarë do të bëj. Por ajo që mund të them është, se: Irani ndodhet në vështirësi të madhe". Trump tha gjithashtu, se pala iraniane e ka kontaktuar dhe do të negociojë. Por ai u ka thënë, se tani është shumë vonë për negociata. E më pas presidenti i SHBA-së deklaroi, se javën që vjen do të ndodhë diçka e madhe, ndodhta edhe në më pak se një javë. Të tilla shprehje të Trump nuk duhen kuptuar patjetër si deklarata konkrete. Ato janë më shumë një shenjë që tregon se ai nuk është i vendosur. Ndoshta ato janë pjesë e strategjisë së tij për të rritur presionin ndaj Iranit. Politikanët në SHBA janë të ndarë në qendrime lidhur me një pjesëmarrje të ushtrisë amerikane në goditjen e komplekseve nukleare të Iranit. SHBA mund të verë në dispozicion bomba që çajnë bunkerët në male, armatim ky që Izraeli nuk e ka. Të vetmit avion luftarakë, që mund t'i hedhin këto bomba janë B-2 të SHBA-së. Por ndërkohë ka edhe shumë zëra nga demokratët si dhe republikanët, që apelojnë për maturi dhe mendojnë, se SHBA-ja nuk duhet të përfshihet në një konflikt pafund në Lindjen e Mesme.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58