Top News – SHBA, sulme ajrore në Siri / Rrafshon objektin që përdorej nga Irani
09/11/2023 11:29

Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme kundër një magazine armësh në Siri të mërkurën. Pentagoni tha se objekti përdorej nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe grupet e lidhura me to. Kjo është hera e dytë në javët e fundit që forcat amerikane ndërmarrin sulme. Ndërsa shtohen tensionet lidhur me luftën e Izraelit kundër Hamasit, trupat amerikane dhe të koalicionit në Irak dhe Siri janë sulmuar të paktën 40 herë që nga fillimi i tetorit nga forcat e mbështetura nga Irani. Dyzet e pesë trupa amerikane kanë pësuar lëndime. Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha përmes një deklarate se sulmet u kryen nga dy avionë luftarakë amerikanë F-15 dhe ishin reagim ndaj sulmeve të fundit kundër forcave amerikane. Austin tha se sulmet kundër trupave amerikane duhet të ndalen. “Nëse vazhdojnë sulmet kundër forcave amerikane nga grupet e lidhura me Iranin, ne nuk do të hezitojmë të marrim masa të tjera të nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë”, shtoi Austin. Një zyrtar i lartë ushtarak amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se ushtria kishte vëzhguar objektin në provincën Deir al Zor për disa kohë dhe ishte i bindur se nuk kishte viktima civile. Shtetet e Bashkuara kanë 900 trupa në Siri dhe 2500 të tjera në Irakun fqinj, me një mision për të këshilluar dhe ndihmuar forcat lokale që përpiqen të parandalojnë rilindjen e Shtetit Islamik, i cili në vitin 2014 mori një pjesë të madhe në të dy vendet, por më vonë u mund. Ekziston një shqetësim në rritje se konflikti Izrael-Hamas mund të përhapet në Lindjen e Mesme dhe bazat amerikane të bëhen objektiva sulmesh.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21