Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë kryer një sulm “vetëmbrojtës” ajror ndaj militantëve që po tentonin të lëshonin një dron, që u konsiderua si kërcënim për trupat amerikane dhe aleate, tha një zyrtar amerikan. Sulmi, që sipas burimeve irakiane la të vrarë të paktën katër persona, ishte i pari i kryer nga forcat amerikane në Irak që nga shkurti, kur ushtria amerikane tha se vrau një komandant proiranian i cili ishte përfshirë në sulmet ndaj trupave amerikane. “Sonte, forcat amerikane në Irak kryen sulm mbrojtës ajror” në provincën e Babilonisë “duke shënjestruar luftëtarët që po tentonin të lëshonin një dron”, tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes.