Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shtyrë për dy muaj hyrjen në fuqi të sanksioneve amerikane ndaj Industrisë Serbe të Naftës (NIS), ka bërë me dije presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Përmes një postimi në Instagram, presidenti shprehet se sanksionet duhej të hynin në fuqi më 28 prill, por janë shtyrë deri më 27 qershor.