Top News – SHBA, shteti më reaksionar në botë! Kim Jong un ‘shpall luftë’: Politika më të ashpra
29/12/2024 13:16

Rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë rrit mundësitë për diplomaci të profilit të lartë me Korenë e Veriut. Gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Trump u takua tre herë me Kim Jong un për bisedime mbi programin bërthamor të Veriut. Shumë ekspertë, megjithatë, kanë thënë se një rinisje e shpejtë e takimeve mes Trumpit dhe Kim Jong unit ka pak gjasa të ndodhë, pasi Trumpi fillimisht do të fokusohet në konfliktet në Ukrainë dhe Lindje të Mesme. Mbështetja e Koresë së Veriut për luftën e Rusisë kundër Ukrainës po ashtu përbën një sfidë në përpjekjet për të ringjallur diplomacinë, thanë ekspertët. Gjatë një takimi pesëditor të partisë në pushtet, Partia e Punëtorëve, Kim e quajti SHBA-në “shtetin më reaksionar që e konsideron antikomunizmin si politikën të tij të pandryshueshme shtetërore”. Kim tha se partneriteti i sigurisë mes SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë po zgjerohet në një “bllok ushtarak bërthamor për agresion”. “Ky realitet tregon qartazi se në cilin drejtim duhet të shkojmë, çfarë duhet të bëjmë dhe si duhet të veprojmë”, tha Kim jong un. Agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA tha se Kim jong un kishte “qartësuar strategjinë më të ashpër antiamerikane. Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive” nga Koreja e Veriut për interesat dhe sigurinë e saj afatgjatë kombëtare. Raportimi nuk dha detaje mbi këtë strategji kundër SHBA-së. Por, u tha se Kim ka vendosur që të forcohen aftësitë ushtarake të vendit përmes përparimeve në teknologjinë e mbrojtjes dhe ka kërkuar që të përmirësohet qëndrueshmëria mendore e ushtarëve koreanoveriorë. Takimet e mëhershme mes Trumpit dhe Kimit jo vetëm që u dhanë fund retorikës së ashpër dhe kërcënimeve për shkatërrim, por dy udhëheqësit krijuan edhe lidhje personale. Megjithatë, bisedimet u ndërprenë më 2019 dhe SHBA-ja vendosi sanksione ndaj Veriut. Që atëherë, Koreja e Veriut ka përshpejtuar ritmin e testimit të armëve dhe ka intensifikuar prodhimin e raketave bërthamore për të shënjestruar SHBA-në dhe aleatët e saj. SHBA-ja dhe Koreja e Jugut janë përgjigjur duke zgjeruar stërvitjet e tyre të përbashkëta ushtarake dhe në to është përfshirë edhe Japonia. Veriu i ka parë këto stërvitje si përgatitje për pushtim.

Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45