SHBA-të kanë ripërsëritur thirrjen ndaj Kosovës, për furnizimin me energji me gazin e lëngshëm natyror (LNG) amerikan. E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, kërkoi që Kosova të bëhet pjesë e nismave rajonale të LNG-së, që mbështeten nga SHBA-ja, gjatë ndarjes së çmimeve për partneritetin SHBA-Kosovë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane. Kjo është e disata herë, që diplomatja amerikane I bën thirrje Prishtinës, që t’i bashkohet nismave rajonale të LNG-së, duke argumentuar se kjo do t’i ndihmonte vendit të sigurojë të ardhmen e vet energjetike.