Departamenti Amerikan i Tregtisë ka vemndosur të shtojë edhe 42 kompani kineze në listën e kontrollit të eksporteve, pasi dyshohet se kanë dhënë mbështetjen e tyre ndaj industrisë ushtarake dhe të mbrojtjes ruse. "Shtesat e sotme në listën e entiteteve ofrojnë një mesazh të qartë: nëse e furnizoni sektorin rus të mbrojtjes me teknologji me origjinë nga SHBA, ne do ta zbulojmë dhe do të ndërmarrim veprime", tha në një deklaratë Matthew Axelrod, ndihmës sekretari për zbatimin e eksporteve.