Top News – SHBA–Rusi, rivalët zbutin tonet/ Blinken: lavrov, bashkëpunojmë për të mirën e botës
20/05/2021 18:59

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë kundërshti serioze, por ende mund të gjejnë mënyra për të punuar së bashku. Kështu u tha pas takimit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov në Islandë. Kremlini tha se bisedimet ishin konstruktive dhe paraqesin një “sinjal pozitiv” për një samit të mundshëm midis presidentit, Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-së, Joe Biden. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Moska do të analizonte bisedimet përpara se presidenti Putin të marrë ndonjë vendim për takimin me Bidenin. Ai përshëndeti vendimin e SHBA-së për të hequr dorë nga sanksionet kundër ndërtuesit të gazsjellësit midis Rusisë dhe Gjermanisë. Ministri i Jashtëm, Lavrov tha se ai shpreson që udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë do të gjenin mënyra për të përmirësuar marrëdhëniet, pavarësisht dallimeve në pikëpamjet e tyre për situatën ndërkombëtare dhe qasjet se si duhet përmirësuar ajo". Bisedimet mes Blinken dhe Lavrov u fokusuan në një sërë temash, duke përfshirë prezencën ushtarake të Rusisë në Ukrainë, konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, kërkesën për lirimin e dy shtetasve amerikanë të mbajtur nga Rusia dhe samitin e planifikuar mes Biden dhe Putin. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjithashtu ka ngritur çështjen e shëndetit të kritikut të arrestuar të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe veprimeve të Moskës kundër Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë. Blinken përsëriti se presidenti Biden dëshiron "një marrëdhënie të qëndrueshme me Rusinë" dhe se të dyja vendet mund të punojnë së bashku në trajtimin e pandemisë së koronavirusit, çështjen e ndryshimeve klimatike, programin bërthamor të Iranit dhe Koresë së Veriut, si dhe luftën në Afganistan. "Kjo do të ishte mirë për njerëzit tanë, rusët dhe për botën", tha Blinken.

Top Channel/ SHBA akuzon Iranin për komplot: U tentua vrasja e ambasadores izraelite në Meksikë
08/11 22:35
Top Channel/ Tornado shkatërron qytetin. Stuhia në jug të Brazilit vrau 6 persona, mbi 400 të plagosur
08/11 22:09
Top Channel/ Shba, anulohen 5 mijë fluturime. Amerikanët ndjejnë pasojat e mbylljes së qeverisë
08/11 22:08
Top News- Plas lufta, Izraeli nis sulmet mbi Liban, bombardon aleatët e Hezbollah
08/11 22:00
Top News- Arrestohen tre vajza franceze, planifikuan sulme terroiste në Paris
08/11 21:00
Top News- E dogjën brenda në makinë, a është shqiptar viktima? Misteret e ngjarjes në Athinë
08/11 21:00
Top News- Putin zëmërohet me Vuçiç, tensionohen marrëdhëniet mes dy aleatëve, Moska paralajmëron
08/11 18:30
Top Channel/ Frikë nga emigrantët, gjermanët “të tmerruar”? Gjysma nuk ndihen më të sigurtë!
08/11 15:00
Top News – Pasuria e botës në duart e 3 mijë njerëzve / Jo vetëm Musk, miliarderët fitojnë më shumë
08/11 14:59
Top News – Tanke apo dronë…çfarë i duhet Gjermanisë? Gjigantët e mbrojtjes, luftë për fondet
08/11 14:38
Top News – Retorika bërthamore në qiell…‘Nato më e fortë së kurrë, nuk ka nevojë për panik’
08/11 14:35
Top News – Rrugët kthehen në lumenj, makinat nën ujë / Çmendet moti, reshje biblike shiu në Siçili
08/11 13:58
Top News – Rusia avancon ‘shtëpi më shtëpi’ / Betejë e ashpër për ‘portën për në Donetsk’
08/11 13:50
Top News – Rusia ‘ndëshkon’ Ukrainën, e lë në terr / 450 dronë e 45 raketa, nën sulm ‘jeta normale’
08/11 13:48
Top News – Trump bojkoton samitin e G-20: ‘Të bardhët vriten e masakrohen në Afrikën e Jugut’
08/11 13:24
Top News – Lufta për Donbasin…Pse është rajoni kaq i vyer për Rusinë dhe Ussskrainën
08/11 13:23
Top News – Sulme arinjsh ‘pothuajse çdo ditë’ / Japonia në luftë, rekord viktimash gjatë këtij viti
08/11 13:06
Top News – Ferr flakësh, zjarr në një depo parfumesh / Tragjedi në Turqi, të paktën gjashtë viktima
08/11 13:05
Top Channel/ Gjykata i jep të drejtë Trumpit: Pasaporta amerikane do të njohë vetëm dy gjini!
08/11 12:37
Top News – Italia mbushet me njëqindvjeçarë / Rritet numri, vendi më i plakur i Evropës Jugore
08/11 12:36
BILETA Portokalli - Bileta