Top News- SHBA-Rusi, përplasje e tensionuar në qiell / Bombarduesit amerikanë vs avionëve të Putinit
24/05/2023 12:48

Dy bombardues strategjikë amerikanë janë përfshirë në një përplasje të tensionuar në qiellin mbi detin Baltik, me një avion luftarak rus. Qendra kombëtare e kontrollit të mbrojtjes, që është pjesë e ministrisë ruse të mbrojtjes, tha se bombarduesit B-1B po fluturonin drejt kufirit rus. Sipas qendrës, radari rus pikasi dy avionët që fluturonin mbi detin Baltik duke iu afruar kufirit të rusisë. Një avion luftarak Su-27 nga flota e baltikut, u ngrit në fluturim. “Ekuipazhi i avionit rus klasifikoi shënjestrat ajrore si dy bombardues strategjikë B-1B të forcës ajrore amerikane, dhe u vendos në pozicion vëzhgimi. Pas largimit të avionëve të huaj ushtarakë nga kufijtë shtetërorë të federatës ruse, avioni u kthye në bazë”, tha qendra. Më 21 mars, një avion rus Su-35 u ngrit për të ndjekur dy bombadues të tjerë strategjikë amerikanë që po ashtu fluturonin mbi detin Baltik. Avionët u identifikuan si dy bombardues strategjikë amerikanë B-52 që fluturonin në drejtim të kufirit shtetëror të federatës ruse – tha ministria ruse e mbrojtjes. Para se B-52-shat amerikanë të shoqëroheshin nga avionët e vladimir Putinit, një foto i tregonte ata nën shoqërinë e F-16ave polakë mbi Baltik. Dhe kjo ndodhi pasi një avion luftarak rus, lëshoi karburant mbi një dron Reaper amerikan, para se të përplasej me të mbi Detin e Zi. Droni po fluturonte pranë krimesë së aneksuar nga rusia dhe vijës së frontit në ukrainë. Moska mohoi që avionët e saj kishin ndërvepruar me dronin dhe insistoi se ata nuk kishin qëlluar për ta rrëzuar atë, cka edhe do të kish qenë një akt lufte. Zona ka parë aktivitet intensiv ushtarak të NATOS dhe është pranë vijave ukrainase të frontit.

Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30