Top News – SHBA rrezikon luftë me Kinën / Xi Jinping paralajmëron Trump për Tajvanin
14/05/2026 10:17

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe lideri kinez, Xi Jinping, përfunduan në Pekin bisedimet e nivelit të lartë që zgjatën më shumë se dy orë, me të dyja palët që shprehën optimizëm për stabilizimin e raporteve, edhe pse mosmarrëveshjet e mëdha për Tajvanin, tregtinë dhe luftën në Iran dominuan samitin. Takimi dypalësh paraqet bisedimet e para kokë më kokë mes Trumpit dhe Xi Jinping që nga takimi i tyre në Korenë e Jugut në tetor të vitit 2025. Trump pritet të marrë pjesë në një banket shtetëror të organizuar për nder të tij në mbrëmje, pas një vizite në Tempullin e Parajsës në Pekin. Xi Jinping e shfrytëzoi hapjen e samitit për të bërë thirrje për bashkëpunim mes dy ekonomive më të mëdha në botë, duke thënë se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë “partnerë dhe jo kundërshtarë”, pavarësisht rivalitetit strategjik në rritje dhe paqëndrueshmërisë globale. Trump e quajti Xi Jinping “mik” dhe tha se “raportet mes Kinës dhe SHBA-së do të jetë më e mirë se kurrë më parë”. Megjithatë, ndonëse të dy liderët vunë në pah marrëdhënien e tyre personale dhe nevojën për bashkëpunim më të ngushtë, bisedimet nxorën në pah sa të brishta mbeten raportet mes dy vendeve, teksa udhëheqësit përballen me mosmarrëveshje lidhur me tregtinë, teknologjinë, Tajvanin dhe pasojat globale të luftës në Iran. Tajvani u shfaq si një nga pikat kyç gjatë bisedimeve. Sipas një njoftimi të publikuar nga agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua, Xi e paralajmëroi Trumpin se menaxhimi i gabuar i kësaj çështjeje mund t’i shtyjë dy vendet drejt një konfrontimi të drejtpërdrejtë. Tensionet tregtare dhe ekonomike po ashtu zunë një vend të rëndësishëm në bisedime, megjithëse sinjalet e para treguan për përparim të kufizuar. Trumpi publikisht e ka nxjerrë në pah tregtinë dhe investimet përpara samitit, teksa Pekini po kërkon lehtësime nga kontrollet amerikane mbi eksportin e teknologjisë së avancuar dhe garanci kundër tarifave të reja. Presidenti amerikan gjatë takimit me Xi Jingping u shoqërua nga disa drejtues të njohur biznesesh, përfshirë shefin ekzekutiv të Teslas, Elon Musk, shefin ekzekutiv të NVIDIA, Jensen Huang, dhe shefin ekzekutiv të Apple, Tim Cook. Xi Jinping tha ndërkohë se Kina “do të hapet më shumë” për botën, edhe pse nuk ndërmorri ndonjë zotim formal.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23