SHBA ka arritur një marrëveshje për katër baza ushtarake shtesë në Filipine, cka i jep asaj mundësinë të monitorojë kinën në detin e kinës jugore dhe përreth Tajvanit. Me këtë marrëveshje, Uashingtoni ka mbyllur një boshllëk që ekzistonte në harkun e aleancës amerikane që shtrihet nga koreja e jugut dhe japonia në veri deri te Australia në jug. Lidhja që mungonte ishin Filipinet, që kufizohen me dy pika të nxehta, Tajvanin dhe detin e kinës jugore, ose detin e filipineve perëndimore sic e quan Manila atë.