Kongresi amerikan i dha miratimin përfundimtar të premten legjislacionit që ndryshon ligjin që rregullon certifikimin e një gare presidenciale, përpjekja më e fortë deri tani për të shmangur përsëritjen e dhunës së nxitur nga Donald Trumpi për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një rishikim të Aktit të Numërimit të Zgjedhjeve si pjesë e projekt-ligjit të tij masiv të shpenzimeve, pasi Senati miratoi një ditë më herët formulime identike. Legjislacioni tani i shkon presidentit Joe Biden për firmë. Presidenti Biden përshëndeti përfshirjen e dispozitave në projekt-ligjin e shpenzimeve në një deklaratë të premten, duke e quajtur atë "veprim kritik dypartiak që do të ndihmojë në ruajtjen e vullnetit të njerëzve". Kjo është përgjigja më domethënëse legjislative që Kongresi i jep përpjekjeve të Trump për të përmbysur votën popullore dhe një hap që u nxit nga komisioni i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve që kreu hetimin mbi dhunën në ndërtesën e Kapitolit.