Shtetet e Bashkuara po përballen me një rritje të rasteve me COVID-19 kryesisht të nxitura nga varianti Delta i koronavirusit. Me synimin për të ulur numrin e infeksioneve në disa zona autoritetet kanë filluar t'u rikthehen masave kufizuese, sikurse mbajtja e maskave. Në Los Anxhelos, autoritetet urdhëruan përdorimin me detyrim të maskave në ambjentet e brendshme publike, një vendim që hyri në fuqi të shtunën, por sherifi i këtij qarku tha se vendimi i Departamentit të Shëndetit Publik nuk "mbështetej në shkencë" dhe se departamenti i tij nuk do ta zbatonte atë.