SHBA i kanë kërkuar presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski të japë një sinjal hapjeje kundrejt bisedimeve të mundshme për paqe me Rusinë në vend që të refuzojë të negociojë deri sa presidenti Vladimir Putin të mbetet në detyrë...Kështu shkruan Uashington Post duke cituar burime amerikane të njohura me zhvillimet. Lajmi vjen vetëm pak ditë pas episodit që nuk u përgënjeshtrua asnjëherë për acarimin e Joe Biden me Zelenskin pasi ky i fundit i bëri një tjetër kërkesë për ndihma ushtarake.