Top News – SHBA, Policia e kongresit/ Kërkon zgjatjen e qëndrimit të Gardës Kombëtare
05/03/2021 11:55

Policia e angazhuar për mbrojtjen e kongresit amerikan, e shqetësuar nga kërcënimet për një sulm tjetër mbi Kapitol, po kërkon nga Departamenti i Mbrojtjes të lërë rreth 5,000 trupa të Gardës Kombëtare të dislokuara në atje për 60 ditë të tjera për të ruajtur sigurinë deri në mes të majit. Zyrtarët e mbrojtjes thanë se kërkesa e tyre është duke u shqyrtuar. Trupat e Gardës Kombëtare fillimisht ishin planifikuar të largoheshin nga zona e Kapitolit më 12 mars. Kërkesa për të mbajtur trupat te Kapitoli erdhi ndërsa autoritetet thanë se ata po merrnin seriozisht informacionet e agjencive të zbulimit në lidhje me një komplot të mundshëm nga një grup i armatosur e ekstremit të djathtë për të sulmuar Kapitolin të enjten megjithëse nuk pati asnjë incident. Në një njoftim të lëshuar të martën nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Byroja Federale e Hetimit thuhej se në muajin shkurt një grup i paidentifikuar i “ekstremistëve të dhunshëm” kanë diskutuar plane për “të marrë kontrollin e Kapitolit dhe për të hequr ligjvënësit demokratë në datën 4 mars, ose rreth asaj date”. 4 Marsi është dita kur ithtarët e teorisë së konspiracionit QAnon besojnë se ish Presidenti Donald Trump, i cili u mund nga Presidenti Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit, do të betohej për një mandat të dytë në detyrë. Deri në vitin 1933, data e përurimit të presidentëve ishte 4 marsi. Gjatë ditës së enjte, nuk pati shenja protestuesish përgjatë gardhit prej çeliku që rrethon Kapitolin që prej trazirave të 6 janarit nga mbështetësit e ish-Presidentit Trump. Aktualisht rreth Kapitolit ka 5200 trupa të Gardës Kombëtare dhe misioni i tyre ishte planifikuar të përfundonte më 12 mars.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37