Top News – SHBA po ‘rrëshqet’ drejt luftës / Trupat amerikane nën zjarr në Lindjen e Mesme
09/11/2023 15:03

Një dron me defekt në Irak mund të ketë ndihmuar ta mbajë amerikën ende jashtë konfliktit që po zgjerohet në lindjen e mesme, ndoshta edhe për pak kohë...Droni që u lëshua mbi bazën ajrore Erbil, nga një grup militant i mbështetur nga Irani, para agimit më 26 tetor, cau mbrojtjen ajrore amerikane dhe ra në katin e dytë të barrakave që mbajnë trupat amerikane rreth orës 5 të mëngjesit, sipas zyrtarëve amerikanë që kanë dijeni për ngjarjen. Por mjeti i mbushur me eksploziv, dështoi të shpërthente dhe në fund, vetëm një pjesëtar i trupave pësoi një lëndim të lehtë nga impakti – thanë zyrtarët, që kërkuan të mbeten anonim. SHBA ishte me fat – shtuan ata, pasi droni mund të kishte shkaktuar një kasaphanë nëse do të kishte shpërthyer. Incidenti është mes të paktën 40 sulmeve të vecanta me dronë dhe raketa që janë lëshuar mbi forcat amerikane nga militantët e mbështetur nga Irani në Irak dhe Siri, gjatë tre javëve të kaluara, si përgjigje për mbështetjen amerikane për izraelin në luftën në gaza, sipas të dhënave të pentagonit. Sulmet kanë shkaktuar vetëm pak të lënduar deri më tani, me pjesën më të madhe të raketave dhe dronëve kamikazë të sulmit që janë pikasur nga mbrojtja ajrore amerikane në irak dhe në siri ku janë të vendosura në total 3400 trupa amerikane. Tani, ekspertët tërheqin vëmendjen se pavarësisht se irani apo grupet e mbështetura prej tij nuk duan një konfrontim direkt me SHBA, rreziku po rritet. Mundësia e një sulmi të madh që do ta tërheqë amerikën në konflikt është një shqetësim shumë realist. Ekspertët thonë se militantët po i planifikojnë sulmet mirë me qëllim thjeshtë për të ngacmuar sesa për të vrarë në masë trupa amerikane. Është ndërkohë e paqartë se si presidenti Joe Biden do ti përgjigjej një sulmi të madh që do të viste një numër të madh amerikanësh. Duke u gjendur në pozicion jo të mirë në sondazhe, para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, biden deri më tani është përpjekur të kufizojë rolin e amerikës në konflikt, kryesisht duke i siguruar ndihma ushtarake izraelit. Biden përballet edhe me dilemat e veta pasi merr një seri raportesh për armiqësitë në rajon.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04