Top News – SHBA përgatitet për luftë / Luftanije shtesë dhe 2 mijë trupa në gatishmëri
19/10/2023 11:07

Pak orë pas sulmit të tmerrshëm të Hamasit më 7 tetor, Shtetet e Bashkuara filluan të dërgojnë luftanije dhe avionë luftarakë në rajon për të qenë të gatshme që të ndihmojnë Izraelin me çfarëdo që i nevojitet për t’iu përgjigjur grupit militant. Të martën, luftanije shtesë dhe trupa amerikane u nisën drejt Izraelit, ndërsa 2000 trupa të tjerë në SHBA po përgatiten për t’u zhvendosur atje nëse nevojitet. Një aeroplanmbajtëse amerikane dhe flota e saj detare janë vendosur tashmë në lindje të Detit Mesdhe, ndërsa një tjetër është rrugës për atje. Për më tepër, tre luftanije të marinës amerikane janë nisur drejt Mesdheut. Dhjetëra avionë luftarakë janë dërguar nëpër bazat ushtarake amerikane rreth Lindjes së Mesme, ndërsa forcat amerikane për operacione speciale po punojnë me Ushtrinë e Izraelit në planifikim dhe inteligjencë. Deri të martën, pesë dërgesa me armë dhe pajisje amerikane kanë mbërritur në Izrael. E tërë kjo përgatitje pasqyron shqetësimet e shtuara të Shteteve të Bashkuara se lufta vdekjeprurëse mes Hamasit dhe Izraelit do të përshkallëzohet dhe përhapet në një konflikt më të gjerë rajonal. Prandaj, misioni kryesor i luftanijeve dhe avionëve luftarakë të Amerikës është prania e madhe dhe e dukshme që do të frenojë Hezbollahun, Iranin apo të tjerët nga shfrytëzimi i kësaj gjendje. Të martën, Pentagoni tha se do të dërgojë edhe grupin e gatshëm amfib USS Bataan, i cili përbëhet nga tri anije që bartin mijëra marinsa. Një zyrtar amerikan tha se USS Mesa Verde, një dok transportues amfib, është në Detin Mesdhe, dhe se Bataan, një luftanije amfibe, dhe USS Carter Hall, një anije zbarkimi, ishin në rajonin e Gjirit dhe tani po shkojnë drejt Detit të Kuq.

Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47