Top News – SHBA, parashikim i zymtë/ Ekspertët-500 mijë viktima deri më 20 shkurt
28/01/2021 12:11

Drejtoresha e re e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve parashikon se numri i të vdekurve nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara do ta kalojë shifrën 500,000 deri më 20 Shkurt. Rochelle Walensky tha gjatë konferencës së parë zyrtare për shtyp se brenda tre javëve të ardhshme, numri i të vdekurve në SHBA mund të arrijë diku midis 479,000 dhe 514,000. Presidenti Joe Biden ka premtuar të njoftojë rregullisht fakte të bazuara tek shkenca për një publik gjithnjë e më të irrituar nga ritmi i ngadaltë i shpërndarjes së vaksinave. Parashikimi i Walensky-t për vdekjet nga koronavirusi vjen ndërsa drejtori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19 Jeff Zients tha se Departamenti i Shëndetësisë po punon për të vënë në dispozicion më shumë profesionistë të shëndetit për të administruar vaksinimet. Zients tha se qeveria do të autorizojë mjekë dhe infermierë në pension për të administruar vaksinat dhe se profesionistët e liçencuar në një shtet do të lejohen të administrojnë vaksina në shtetet e tjera. Zients tha gjithashtu se Kongresi duhet të miratojë ndihmën financiare për CODID-19 të propozuar nga Presidenti Biden për të ruajtur ritmin e vaksinimeve dhe shtuar aftësitë testuese. Ai tha se administrata po punon për të përmbushur objektivin e zotit Biden për të shpërndarë të paktën 100 milionë doza vaksinash brenda 100 ditëve. Pjesa kryesore e Planit të Shpëtimit prej 1.9 trilionë dollarësh të Biden, për të cilin disa ligjvënës republikanë ankohen se është shumë i kushtueshëm, synon të ndihmojë në ringjalljen e ekonomisë, e cila është dobësuar rëndë nga pasojat e pandemisë. Rreth 400 miliardë dollarë janë për masat për frenimin e virusit, duke përfshirë rritjen dramatike të ritmit të vaksinimeve dhe ndërtimin e një infrastrukture për testime intensive.

Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43