Top News/ SHBA paralajmëron për sulme të shtuara: Rusia do godasë ashpër Ukrainën ditën e pavarësisë
22/08/2024 12:49

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kiev tha se ekzistonte një rrezik i shtuar për sulme me raketa dhe dronë nga rusia, në të gjithë Ukrainën, në ditët në vijim, ndërsa vendi përgatitet të shënojë 33 vjetorin e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik të shtunën. Komandanti i lartë i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, tha në fillim të kësaj jave se Rusia kishte lëshuar 9,600 raketa dhe 14,000 dronë gjatë sulmeve në Ukrainë që kur ajo filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022. “Ambasada e SHBA-së në Kiev vlerëson se gjatë disa ditëve të ardhshme dhe gjatë fundjavës ka një rrezik të shtuar për sulme me dronë dhe raketa ruse në të gjithë Ukrainën, në kuadër të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës që shënohet më 24 gusht”, thuhet në deklaratë. Deklarata u postua në faqen e internetit të ambasadës të mërkurën vonë. Për ukrainasit, Dita e Pavarësisë ka marrë një rëndësi më të madhe që nga pushtimi i Rusisë, i cili ka ngjallur ndjenja patriotike te shumë njerëz. Këtë vit, festa vjen më shumë se dy javë pasi Ukraina nisi një inkursion të befasishëm ndërkufitar në rajonin e Kurskut të Rusisë, edhe pse trupat ruse po avancojnë vazhdimisht në lindje të Ukrainës. Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Moska do të japë një "përgjigje të denjë" ndaj inkursionit, të cilin ai e ka përshkruar si një provokim të madh.

Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16