Top News – SHBA, operacione të fshehta në Grenlandë / Danimarka proteston, thërret ambasadorin
27/08/2025 15:01

Danimarka thirri diplomatin më të lartë amerikan në vend për bisedime të mërkurën, pasi transmetuesi i saj kombëtar raportoi se të paktën tre individë të lidhur me Trumpin po kryejnë operacione të fshehta ndikimi në Grenlandë me qëllim që të dobësojnë marrëdhëniet e Kopenhagenit me ishullin në Atlantikun e Veriut. Grenlanda, një territor gjysmë-autonom danez, ka qenë shënjestra e pretendimeve territoriale të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili vazhdimisht pretendon se SHBA ka nevojë për ishullin për të rritur sigurinë e tyre. Danimarka, një aleat i NATO-s i Shteteve të Bashkuara, dhe Grenlanda, kanë thënë se ishulli nuk është në shitje dhe kanë dënuar raportet se SHBA-të po mbledhin të dhëna inteligjence atje. Transmetuesi publik DR citoi burime qeveritare dhe të sigurisë, si edhe burime të paidentifikuara në Grenlandë dhe SHBA në raportin e tij. “Jemi të vetëdijshëm se aktorët e huaj vazhdojnë të tregojnë interes për Groenlandën dhe pozicionin e saj në Mbretërinë e Danimarkës”, tha Ministri i Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen në një deklaratë për shtyp. “Prandaj nuk është për t'u habitur nëse shohim përpjekje të jashtme për të ndikuar në të ardhmen e Mbretërisë. Çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të Mbretërisë së Danimarkës sigurisht që do të jetë e papranueshme”, tha Løkke Rasmussen. “Nën këtë dritë, i kam kërkuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të thërrasë të ngarkuarin me punë të SHBA-së për një takim në Ministri”, shtoi ai. Uashingtoni nuk ka ambasador në Danimarkë aktualisht. Mark Stroh është i ngarkuari me punë dhe diplomati më i lartë në vend. Muajin e kaluar, Rasmussen paralajmëroi se kërcënimi ekspansionist i Trump mbi Groenlandën “nuk ka mbaruar ende”, pasi Danimarka mori përsipër presidencën e Këshillit të BE-së. Më herët këtë vit, presidenti amerikan shkaktoi tronditje në të gjithë Evropën kur refuzoi publikisht të përjashtonte mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake ose shtrëngimit ekonomik për të pushtuar Groenlandën. Sidoqoftë, Trump deri më tani nuk ka mundur të bindë 56,000 qytetarët e Groenlandës: shumica dërrmuese e tyre kundërshtojnë të qenit pjesë e SHBA-së, sipas sondazheve të opinionit publik.

Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07