Top News/ SHBA, nuk ka mbaruar ende ‘punë’…Do godasë më shumë objektiva në Lindjen e Mesme
04/02/2024 12:35

Husein al-Mosaëi, zëdhënës i Harakat al-Nujaba, një prej grupeve kryesore që mbështeten nga Irani në Irak, zbuti tonet duke kërkuar ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme, pas sulmeve amerikane në Irak dhe Siri. Uashingtoni ndërmori këtë hap si kundërpërgjigje ndaj sulmit ndaj një baze ushtarake në Jordani, ku si pasojë u vranë 3 ushtarë amerikanë dhe u plagosën rreth 40 të tjerë. SHBA goditi me dhjetra objektiva në Irak dhe Siri që përdoren nga grupet e mbështetura nga Irani dhe Garda Revolucionare iraniane. Në një intervistë për ‘Associated Press’ në Bagdad, Husein al-Mosaëi, dënoi fillimisht sulmet amerikane, duke thënë se Uashingtoni "duhet të kuptojë se çdo veprim shkakton një reagim". Por më pas ai zgjodhi një ton më pajtues, duke thënë se: “ne nuk dëshirojmë të përshkallëzojmë apo zgjerojmë tensionet rajonale”. Media shtetërore siriane njoftoi për viktima si pasojë e sulmeve, por nuk dha ndonjë shifër. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, tha se 23 persona ishin vrarë. Zëdhënësi i qeverisë irakiane Bassim al-Aëadi tha në një deklaratë të shtunën se si pasojë e sulmeve në Irak pranë kufirit me Sirinë ishin vrarë 16 persona, mes tyre edhe civilë. Po sipas tij ishin shkaktuar "dëme të konsiderueshme" materiale mes tyre edhe objekte banimi. Një zyrtar amerikan tha ndërkohë të shtunën se nga një vlerësim fillestar i dëmeve Shtetet e Bashkuara kishin goditur secilin nga objektivat që kishte planifikuar, përveç disa "shënjestrave dinamike", në lëvizje, të cilat ishin shfaqur ndërsa nisi misioni. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, nuk dha informacione mbi viktima të mundshëm si pasojë e sulmeve. Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar Rezistencën Islamike në Irak, një koalicion milicish që mbështetet nga Irani lidhur me sulmin në Jordani javën e kaluar. Irani, ndërkohë është përpjekur të distancohet nga sulmi, duke thënë se milicitë veprojnë pa marrë urdhra prej Teheranit.

Top News – Paqja në Ukrainë nuk mund të shtyhet / Papa bën thirrje para përvjetorit të pushtimit
22/02 15:56
Top News – Kina zë vendin e SHBA-së / Partnerja kryesore tregtare e Gjermanisë, Merz në Pekin
22/02 15:48
Top News – Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin
22/02 13:55
Top News – ‘Sulme terroriste’ në Ukrainë/ Shpërthime vdekjeprurëse në perëndim, viktima në Kiev
22/02 13:54
Top News – Kubanezët ikin nga Venezuela/ Largohen forcat e sigurisë, presioni i SHBA rritet
22/02 13:45
Top News – Çon anijen-spital në Grenlandë/ Trump nuk heq dorë: Njerëzit atje nuk marrin kujdes
22/02 13:44
Top News – Gara e re hapësinore ka nisur/ Satelitët riformësojnë mbrojtjen e Gjermanisë
22/02 13:42
Top News – Sllovakia kërcënon të ngrijë Ukrainën / Do ndërpresë furnizimin me energji nëse…
22/02 13:41
Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
DIGITALB DIGITALB