Pas vizitës së shkurtër të mërkurën në godinën e SPAK, tre ekspertët amerikanë të OPDAT janë rikthyer këtë të enjte në pozicionet e tyre të punës në prokurorinë dhe gjykatën e posaçme për të këshilluar drejtësinë e re shqiptare. Mesditën e së mërkurës ata zhvilluan një takim në ambientet e SPAK me prokurorët e posaçëm , të cilëve iu komunikuan vendimin e administratës amerikanë për rikthimin në pozicionet e mëparshme të tyre.