Top News – SHBA nuk ‘e harron’ Ukrainën / Armë të tjera drejt frontit, 425 milionë dollarë
03/11/2023 11:01

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, planifikon që më 3 nëntor të njoftojë për një paketë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 425 milionë dollarësh. Paketa e re përfshin raketa kundër dronëve dhe municione, thanë dy zyrtarë amerikanë, raporton Reuters. Në ndihmën e re nuk pritet që të përfshihen raketa shtesë ATACMS. Kongresistë republikanë i kanë bërë thirrje Bidenit që të dërgojë në Ukrainë raketa me rreze më të gjatë veprimi, pavarësisht se disa ligjvënës konservatorë janë shprehur kundër dërgimit të ndihmës shtesë në shtetin që po përballet me pushtimin e paprovokuar rus që nga shkurti i vitit të kaluar. Në pakon për Ukrainën përfshihen municione me laser në vlerë prej rreth 300 milionë dollarësh, të cilat mund të rrëzojnë dronët e Rusisë, thuhet në dokumentin që e ka parë agjencia Reuters. Financimi i këtyre municioneve vjen nga Programi i Nismës për Ndihmë të Sigurisë për Ukrainën, që i mundëson administratës Biden të blejë armë nga industria e mbrojtjes në vend që të marrë armë nga stoqet e ushtrisë amerikane. Pjesa tjetër e fondeve prej 125 milionë dollarësh do të përdoret për municione shtesë për Sistemin e Avancuar Kombëtar të Raketave Tokë-Ajër (NASAMS), municione për Sistemin Raketor të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS), artileri 105 dhe 155-milimetërshe, armë kundërtanke të llojit TOË, mina Claymore, armë të vogla dhe dhjetëra automjete, thanë zyrtarët që folën në kushte anonimiteti. Kjo paketë e ndihmës është mundësuar duke përdorur Autoritetin i Tërheqjes Presidenciale, që autorizon Bidenin të transferojë artikuj dhe shërbime nga stoqet e SHBA-së gjatë një emergjence dhe për këtë atij nuk i duhet miratimi i Kongresit. Që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurtin e vitit 2022, SHBA-ja i ka dërguar ndihmë ushtarake Kievit në vlerë prej afër 44 miliardë dollarësh.

Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21