Top News/ SHBA nuk do të sulmojë Iranin! Biden ‘braktis’ Izraelin: Ne, jo pjesë e hakmarrjes
15/04/2024 11:33

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se SHBA nuk do të marrë pjesë në një kundërsulm të mundshëm kundër Iranit, një opsion që kabineti i luftës së Netanyahut e mbështet tani pas sulmit masiv me dronë dhe raketa në territorin izraelit. Kërcënimi i një lufte të hapur mes armiqve të betuar në lindjen e mesme dhe tërheqja e Shteteve të Bashkuara, e vendos rajonin buzë një gremine, duke ndezur thirrje për vetëpërmbajtje nga fuqitë globale dhe kombet arabe. "Lindja e Mesme është në prag të shpërthimit të madh. Populli i rajonit po përballet me një rrezik real të një konflikti shkatërrues. Tani është koha për të ulur tensionet" tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres në Këshillin e Sigurimit, në takimin urgjent të thirrur të dielën, pas sulmit. Zëvendës ambasadori i SHBA-së në OKB Robert Ëood i bëri thirrje këshillit që të dënojë pa mëdyshje sulmin e Iranit. "Më lejoni të jem i qartë: nëse Irani ose përfaqësuesit e tij ndërmarrin veprime kundër Shteteve të Bashkuara ose veprime të mëtejshme kundër Izraelit, Irani do të konsiderohet përgjegjës," tha ai. Megjithatë, Biden i tha Netanyahut se SHBA nuk do të marrë pjesë në asnjë kundërsulm izraelit kundër Iranit pas sulmit, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Shteti amerikan Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin folën gjithashtu me homologët e tyre në Arabinë Saudite, Turqi, Egjipt dhe Jordani, duke theksuar nevojën për të shmangur përshkallëzimin, rëndësinë e një reagimi të koordinuar diplomatik dhe duke theksuar se SHBA do të vazhdojë të mbështesë mbrojtjen e Izraelit.

Top Channel/ Revolta ndaj Netanyahut, braktiset salla dhe arrestohen 100 persona
24/09 23:18
Top Channel/ Alarmi i shërbimeve sekrete: Rusia do sulmojë një vend të NATO-s
24/09 23:17
Top Channel/ Melania “kunja” për Trump: unë kam jetuar mirë në komunizëm
24/09 23:16
Top News- Sulmi i ashpër i Netanyahut kundër Erdoganit: Është tiran, po kërcënon Greqinë, por ne…
24/09 23:00
Top News- Ping Ping dhe Fu Shuang, dy pandat nisen nga Kina me mision special tek Trump
24/09 22:40
Top Channel/ Qeveria italiane mohon raportet për sulme me dronë rusë: Nuk ka asnjë alarm…
24/09 22:40
Top News- “Jeni hipokritë e frikacakë…”, Netanjahu shpërthen në OKB, plasin brohorimat kundër tij
24/09 22:37
Top News- Trump “harron” Tajvanin e mërritë, miqësi me Kinën: Xi pëlqen granitin e mirë
24/09 22:31
Top Channel/ E rëndë në Itali/ I mituri ndërron jetë teksa po hante ushqim, tentuan t’a shpëtonin…
24/09 22:22
Top Channel/ Foshnja e porsalindur humb jetën pas lindjes, 22 punonjës shëndetësorë në telashe
24/09 22:19
Top Channel/ Takim historik Trump-Xi Jinping, mesazhet e forta të dy liderëve
24/09 20:09
Top News- ‘Serbia drejt trazirave’ / Rubio: Beogradi i përfshirë në çështje problematike
24/09 18:30
Top News- ‘SHBA inkurajon pushtimin rus të Ukrainës’ / Putin ftohet në G20, Polonia kundërshton
24/09 15:42
Top News -‘Rebelohet’ Inteligjenca Artificiale /‘Hakeron’ qeverinë australiane, rasti i parë në botë
24/09 15:22
Top Channel/ Agjenti i OpenAi hakeron qeverinë australiane, kryeministri “i kërkon llogari”Altmanit!
24/09 15:17
Top News – Avioni luftarakë, me hundë në tokë / Shpërthen në flakë ‘Hawk’-u i forcave britanike
24/09 15:09
Top News – Kthehen centralet bërthamore në Itali / Pas dyzet vitesh, Meloni merr ‘ok’-in në senat
24/09 14:53
Top News – Tapet i kuq e avionë në qiell / Trump ‘shkrihet’ për Xi Jinping, pritje e ngrohtë
24/09 13:42
Top News – Media kthehet në Shtëpinë e Bardhë / Gjykatësi frenon Trump, rrëzon ndalimin e gazetarëve
24/09 13:26
Top News – Kina ‘pushton’ BE-në, Brukseli në alarm / Shitjet e makinave hibride ‘ngrihen në qiell’
24/09 13:21