Kohët e fundit, SHBA dhe kompani amerikane kanë nënshkruar marrëveshje miliarda dollarëshe me Shqipërinë, Kroacinë dhe Bosnje e Hercegovinën për të zgjeruar ndikimin energjetik në rajon dhe për të ulur varësinë nga Rusia. Ndërsa gazi po kthehet në armën kryesore të sigurisë energjetike në Evropë, Shtetet e Bashkuara po shtyjnë fuqishëm projekte të reja në Ballkanin Perëndimor. Nga Shqipëria në Bosnje e Hercegovinë, rrjeti i ri po merr formë. Por, në hartën e re që po krijohet, Kosova mungon – shkruan Radio Evropa e Lirë.