Kërcënimet e Iranit për kundërpërgjigje ndaj sulmeve amerikane ndaj centraleve bërthamore, ka ngritur alarmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri i Jashtëm iranian, Araghchi, tha se sulmet ajrore amerikane ishin një shkelje e "çdo vije të kuqe", ndërsa paralajmëroi për sulme dhe pasoja të mëdha.