Paketa e re me ndihma ushtarake për ukrainën, nga SHBA, me vlerë 325 milionë dollarë, e shtyn uashingtonin akoma më thellë në abisin e konfliktit – tha ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov. Paketa, që përfshin municione për sistemet e mbrojtjes ajrore, municionet dhe mjetet e blinduara, vjen ndërsa Ukraina po jetëson kundërsulmin e saj të shumëpritur. Javën e shkuar, forcat ukrainase humbën disa tanke dhe mjete të blinduara të dhëna nga aleatët perëndimorë ndërsa bënë edhe avancime të vogla territoriale.