Top News – SHBA ‘nderon’ amerikanët e rënë / Sulme ajrore mbi Iran për të nëntën natë radhazi
20/07/2026 12:01

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara, CENTCOM, tha se ka sulmuar Iranin për të nëntën natë radhazi ndërsa Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sulmet u kryen në nderim të amerikanëve të vrarë gjatë operacioneve të ditëve të fundit. “Edhe sonte i goditëm shumë rëndë dhe këtë e bëmë në nderim të tre patriotëve të mëdhenj”, u tha Trump gazetarëve. Ai tha se i vjen shumë keq për ushtarët amerikanë që humbën jetën, duke shtuar se ata ranë duke luftuar që “Irani të mos ketë armë bërthamore”. Ai i bëri këto komente gjatë kthimit në Uashington, pasi ndoqi finalen e Kupës së Botës në Nju Xhersi. CENTCOM njoftoi, ndërkohë, se forcat amerikane “nisën një valë të re sulmesh ndaj Iranit për të nëntën natë radhazi”. Sipas komandës amerikane, sulmet synojnë të dobësojnë kapacitetet ushtarake të Iranit që përdoren për të sulmuar anije tregtare dhe marinarë civilë, që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. CENTCOM raportoi më herët për viktimat e para në radhët e forcave amerikane që nga përshkallëzimi i luftës me Iranin në muajin mars. Sipas njoftimit, dy ushtarë amerikanë u vranë më 17 korrik, ndërsa i treti u raportua i zhdukur gjatë operacionit të mbrojtjes kundër një sulmi iranian me raketa dhe dronë, në një lokacion të pazbuluar në Jordani. Më vonë, ushtria amerikane tha se në vendngjarje u gjetën mbetje mortore të paidentifikuara, duke rritur gjasat që edhe ushtari i tretë të ketë humbur jetën. Të dielën, CENTCOM tha se një tjetër ushtar amerikan është vrarë në Irak si pasojë e shpërthimit të municionit nga një dron i rrëzuar iranian. Një ushtar tjetër u plagos lehtë dhe vazhdon të marrë trajtim mjekësor.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55