Të gjitha aeroportet u zhytën në kaos total, pasi fluturimet e brendshme në SHBA janë pezulluar për disa orë për shkak të një defekti teknik në sistemin e kontrollit të fluturimit. Administrata Federale e Aviacionit (FAA), deklaroi se ka një problem me sistemin që paralajmëron pilotët për rreziqet e mundshme në intinerarin e udhëtimit.