Top News- ‘SHBA na tradhtoi’/ Irani i ashpër, bota drejt një krize të re
22/06/2025 20:45

Sulmin e Shteteve të Bashkuara mbi 3 impiantet më të rëndësishme bërthamore të Iranit, Teherani zyrtar e konsideron si një tradhti nga ana e Uashningtonit. Numri një I diplomacisë iraniane, Ministri i jashtëm, Abaz Arakçi, në një konferencë për shtyp, theksoi se hakmarrja është e pashmangshme. “Ndërsa Presidenti Trump u zgjodh me një platformë për t'i dhënë fund përfshirjes së kushtueshme të Amerikës në luftëra të përjetshme në pjesën tonë të botës, ai ka tradhtuar jo vetëm Iranin duke abuzuar me angazhimin tonë ndaj diplomacisë, por edhe ka mashtruar votuesit e tij duke iu nënshtruar dëshirave të një krimineli lufte të kërkuar, i cili është mësuar të shfrytëzojë jetën dhe pasurinë e qytetarëve amerikanë për të çuar më tej objektivin e regjimit izraelit”, tha ai. Referuar pyetjeve nëse ka mundësi për zgjidhje diplomatike, Arakçi është shprehur se tashmë nuk di nëse ka mbetur ndonjë hapësirë për diplomacy, pas sulmit të mesnatës së të shtunës. “Ata kaluan një vijë të kuqe shumë të madhe duke sulmuar objektet bërthamore… Ne duhet të përgjigjemi bazuar në të drejtën tonë legjitime për vetëmbrojtje”, tha Araqchi. Duke u ndalur tek mundësia e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, një rrugë ujore jetësore në Gjirin Persik që, nëse mbyllet, mund të ndikojë në eksportet globale të naftës dhe gazit, diplomati më i lartë i Iranit tha se ka qenë në kontakt me disa ministra të jashtëm nga rajoni dhe “pothuajse të gjithë janë shumë të shqetësuar” dhe janë të interesuar të luajnë një rol në ndalimin e “agresionit izraelit”.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54