Përshkallëzimi i konfrontimit midis SHBA-së dhe Rusisë ka rritur ndjeshëm pas akuzave ëKremlinit se Uashingtoni qëndron pas sulmit me një dron që synonte të vriste presidentin Vladimir Putin. Por Shtëpia e Bardhë reagoi menjëherë duke i quajtur këto pretendime të rreme. “ Një ditë pasi Kremlini akuzoi Ukrainën për një sulm terrorist, Rusia e ktheu vëmendjen te SHBA, duke mos dhënë asnjë provë për të mbështetur akuzat e saj. Pretendimet ruse se SHBA qëndron pas sulmit me dron kundër Kremlinit janë të pavërteta”, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby. Ai tha gjithashtu se SHBA nuk inkurajon apo ndihmon Ukrainën të kryejë sulme jashtë kufijve të saj.