Administrata e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se tre të katërtat e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19. Të dhënat u bën publike pasi Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan, Joe Biden, më 9 shtator do të paraqesë një strategji me gjashtë prioritete për të kontrolluar pandeminë e koronavirusit.