Top News – SHBA, mbyllet gazsjellësi/ U godit nga një sulm kibernetik, qeveria merr masa
10/05/2021 13:55

Qeveria amerikane mori masa urgjente ligjore pasi tubacioni më i madh i karburantit në SHBA u godit nga një sulm kibernetik që besohet se ishte kryer nga një bandë kriminale. Statusi i emergjencës mundëson transportimin e karburantit përmes transportit rrugor. Sekretarja e Tregtisë, Gina Raimondo, tha se qeveria federale po punon ngushtë me kompaninë dhe me zyrtarë shtetërorë dhe lokalë për t'u siguruar që tubacioni të kthehet në funksionimin normal. Kompania Colonial Pipeline tha më 8 maj se ishte viktimë e një sulmi kibernetik dhe ka nxjerrë jashtë funksionit operacionet për të shmangur kërcënimin. Gazsjellësi transporton rreth 45 përqind të furnizimeve të karburantit të Bregut Lindor të SHBA-së - duke përfshirë benzinë, naftë, karburant dhe vaj për ngrohje në shtëpi - nga rafineritë e Gjirit në Teksasit deri në Nju Jork. Ekspertët thanë se mbyllja nuk ka gjasa të ketë një ndikim të madh në çmimet e karburantit nëse nuk do të zgjaste më shumë se një javë. Ndërsa një hetim është ende në fazat e tij të hershme, agjencitë e lajmeve AP dhe Reuters cituan burime anonime pranë hetimit duke thënë se një bandë kriminale e njohur si DarkSide besohet të jetë prapa sulmit. Institucionet dhe kompanitë amerikane kanë qenë disa herë në shënjestër të sulmeve kibernetike për të cilat janë fajësuar organizatat e lidhura me Rusinë.

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48