E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua me Kryeministrin Edi Rama. Siç njofton Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, gjatë bisedës mes tyre është përgëzuar miqësia e fortë dhe vlerat e përbashkëta të dy vendeve si aleatë të NATO-s dhe partnerë strategjikë.